Në Itali shkatërrohet një rrjet ndërkombëtar i kontrabandës së drogës
(last modified Sun, 03 Nov 2019 15:16:49 GMT )
Nëntor 03, 2019 16:16 Europe/Tirane
  • Në Itali shkatërrohet një rrjet ndërkombëtar i kontrabandës së drogës

Me zbulimin dhe shkatërrimin e një rrjeti ndërkombëtar të kontrabandës së drogës në Itali, janë identifikuar dhe arrestuar rreth 150 persona të lidhur me këtë rrjet në të gjithë botën.

Kanali televiziv Euronews njoftoi se policia e Italisë ka deklaruar se hetimet për identifikimin, vëzhgimin dhe arrestimin e pjesëtarëve të kësaj bande të gjerë të kontrabandës së drogës, ka zgjatur gatoi 8 vjet.

Policia e Italisë ka shtuar: "Pjesëtarët e kësaj bande multietnike dhe shumë inteligjente në kuadër të veprimtarisë së ndryshme mbulese si tregti, sallone për qethje, aktrim dhe ose administrim të kompanive, bënin kontrabandë droge në botë". Sipas policisë së Italisë, shefat e ekipeve të kësaj bande ishin kryesisht shtetas të Tanzanisë.

 

Tags