Skandali i ri seksual i Donald Trump
(last modified Wed, 06 Nov 2019 08:01:59 GMT )
Nëntor 06, 2019 09:01 Europe/Tirane
  • Skandali i ri seksual i Donald Trump

Janë zbuluar fakte të reja që vërtetojnë pretendimin e një gruaje kundër presidentit amerikan për abuzim seksual.

Summer Zervos, i ka thënë agjencisë Associated Press se Donald Trump në një prej ditëve të dhjetorit 2007 e ka marrë atë në telefon dhe e ka ftuar për darkë ku në fund i ka kërkuar favore seksuale. Marc Kasowitz , avokat i Trump ditën e hënë ka pretenduar se Summer ka lëshuar pretendime të pabaza dhe nuk ka asnjë fakt për të dëshmuar deklaratat e saj mirëpo sot nga Agjencia Associated Press është publikuar një fakt që konfirmon vërtetësinë e fjalëve të Summer. Summer e cila është një pronare e një restoranti në Kaliforni, ka marrë pjesë në një program televiziv të vitit 2006 ku  prezantues ishte Donald Trump. Ajo thotë se me shpresën e ngritjes së biznesit të saj ka pranuar ftesën e Donald Trump. Ajo thotë se në atë kohë Trump ishte afarist dhe shumë herë ka abuzuar seksualisht me atë ku një herë ishte në kullën Trump në Nju Jork dhe një herën në hotelin Brooklin Hills në Kaliforni.

Tags