Rusia fajëson SHBA për gjendjen aktuale të marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92281-rusia_fajëson_shba_për_gjendjen_aktuale_të_marrëveshjes_bërthamore
Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha se situatat shqetësuese në lidhje me marrëveshjen bërthamore të Iranit janë për shkak të faktit se SHBA jo vetëm që shkelën angazhimet e saj në bazë të marrëveshjes, por u ka kërkuar edhe palëve të tjera ta bëjnë këtë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 06, 2019 17:13 Europe/Tirane
  • Rusia fajëson SHBA për gjendjen aktuale të marrëveshjes bërthamore

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha se situatat shqetësuese në lidhje me marrëveshjen bërthamore të Iranit janë për shkak të faktit se SHBA jo vetëm që shkelën angazhimet e saj në bazë të marrëveshjes, por u ka kërkuar edhe palëve të tjera ta bëjnë këtë.

Duke iu drejtuar një konference të përbashkët shtypi me homologun e tij grek Nikos Dendias, Lavrov tha se Rusia është seriozisht e shqetësuar për situatën aktuale të marrëveshjes bërthamore. Ai shtoi se ky shqetësim filloi qëkur SHBA u tërhoqën nga marrëveshja bërthamore. Ministri i Jashtëm rus gjithashtu ju referua presioneve amerikane ndaj vendeve evropiane në marrëveshjen bërthamore, duke thënë se duket se shtetet evropiane nën presionin e SHBA po përpiqen të akuzojnë Iranin për krijimin e kushteve të tilla për marrëveshjen bërthamore. Ndërkohë, Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në organizatat ndërkombëtare me qendër në Vjenë u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara për të ndaluar sanksionet e paligjshme të naftës kundër Iranit. "Për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore, të gjithë pjesëmarrësit duhet të përmbushin angazhimet e tyre - si ato bërthamore, ashtu edhe ato ekonomike", theksoi Mikhail Ulyanov.