Kryeministri anglez jep dorëheqjen
(last modified Thu, 07 Nov 2019 09:08:33 GMT )
Nëntor 07, 2019 10:08 Europe/Tirane
  • Kryeministri anglez jep dorëheqjen

Boris Johnson kryeministër i Anglisë në kuadër të procesit për zgjedhjet e parakohshme në end pas takimit që pati me mbretëreshën e Anglisë ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryeministrit.

Zgjedhjet e parakohshme paralajmëtare në Angli pritet të mbahen më 12 dhjetor. Johnson në një fjalim të tij në zyrën e kryeministrisë pasi shpalli nisjen zyrtare të fushatës elektorale të partisë konservatore për zgjedhjet tha se është detyruar të organizojë zgjedhje të parakohshme pasi deputetët e parlamentit nuk pranuan planin e tij për daljen nga BE. Mbretëria e Bashkuar është në prag të shpërndarjes së parlamentit dhe të nisjes së fushatës për zgjedhjet e 12 dhjetorit. Kryeministri Boris Johnson thotë se do të vazhdojë axhendën 100-ditore, ndërsa laburistët theksojnë se do i japin votuesve shansin të vendosin përsëri për Brexit-in. Kabineti britanik është mbledhur për herë të fundit para zgjedhjeve të parakohshme të 12 dhjetorit. Në prag të nisjes së fushatës njëmujore elektorale, kryeministri Boris Johnson tha të martën se janë krenarë për 100 ditët e para në detyrë, dhe se çështja e Brexit do të zgjidhet vitin e ardhshëm. Zgjedhja për vendin është e qartë. A doni të avancojmë axhendat dhe të realizojmë Brexit dhe gjërat e tjera fantastike në vitin 2020, apo doni ta konsumoni vitin e ri me dy referendume, njërin për Bashkimin Europian dhe tjetrin që rrezikon ndarjen e Mbretërisë sonë të Bashkuar," pyeti Johnson ministrat. Lideri i opozitës, laburisti Xheremi Korbin, akuzoi kundërshtarin se po konsultohet në fshehtësi me Uashingtonin që pas daljes nga BE-ja, të aplikojë një model ekonomik të ngjashëm me atë amerikan. Shihni sa të pamëshirshme janë korporatat në SHBA. Ne e dimë se duan të futen në sistemin tonë të shëndetësisë dhe të ngrenë çmimet e medikamenteve për pacientët. Këtë rezultat sjell Breksiti i Partisë Konservatore dhe prandaj ne kërkojmë që vendimi të lihet në dorën e votuesve," deklaroi Korbin. Në sondazhet paraprake për zgjedhjet e 12 dhjetorit, laburistët e kanë ngushtuar epërsinë e konservatorëve në 7 për qind, liberaldemokratët renditen të tretët të ndjekur nga grupimi Breksit.

Tags