Disa ish-punonjës të Twitter spiunojnë për Arabinë Saudite
Gjykata e San Franciskos të Amerikës ka akuzuar për spiunazh dy ish-punonjës të rrjetit social Twitter për shkak të zbulimit të informacioneve personale të përdoruesve të këtij rrjeti social që janë opozitarë të Arabisë Saudite dhe dërgimin e atyre informacioneve për autoritetet e Riadit në shkëmbim të marrjes së parave.
Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se në akuzat e paraqitura në këtë gjykatë, këta spiunë kanë zbuluar informacionet personale të mbi 6000 përdoruesve të rrjetit social Twitter në vitin 2015 dhe i kanë vendosur ato në dispozicion të autoriteteve të Arabisë Saudite.
Në mesin e këtyre 6000 personave ishte edhe gazetari i njohur kritik i regjimi Al Saud, Jamal Khashoggi. Gjithashtu në akuzat e dosjes së këtyre dy personave të akuzuar për spiunazh, janë vënë në dukje shuma të mëdha të parave që janë hedhur në llogaritë e këtyre personave si dhe orët e shtrenjta që i janë dhuruar atyre si shpërblim për këtë spiunazh.
Njëri prej këtyre dy personave të akuzuar pas zbulimit të kësaj çështje, është arratisur në Arabinë Saudite së bashku me familjen e tij.