Disa ish-punonjës të Twitter spiunojnë për Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92297-disa_ish_punonjës_të_twitter_spiunojnë_për_arabinë_saudite
Gjykata e San Franciskos të Amerikës ka akuzuar për spiunazh dy ish-punonjës të rrjetit social Twitter për shkak të zbulimit të informacioneve personale të përdoruesve të këtij rrjeti social që janë opozitarë të Arabisë Saudite dhe dërgimin e atyre informacioneve për autoritetet e Riadit në shkëmbim të marrjes së parave.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 07, 2019 10:01 Europe/Tirane
  • Disa ish-punonjës të Twitter spiunojnë për Arabinë Saudite

Gjykata e San Franciskos të Amerikës ka akuzuar për spiunazh dy ish-punonjës të rrjetit social Twitter për shkak të zbulimit të informacioneve personale të përdoruesve të këtij rrjeti social që janë opozitarë të Arabisë Saudite dhe dërgimin e atyre informacioneve për autoritetet e Riadit në shkëmbim të marrjes së parave.

Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se në akuzat e paraqitura në këtë gjykatë, këta spiunë kanë zbuluar informacionet personale të mbi 6000 përdoruesve të rrjetit social Twitter në vitin 2015 dhe i kanë vendosur ato në dispozicion të autoriteteve të Arabisë Saudite.

Në mesin e këtyre 6000 personave ishte edhe gazetari i njohur kritik i regjimi Al Saud, Jamal Khashoggi. Gjithashtu në akuzat e dosjes së këtyre dy personave të akuzuar për spiunazh, janë vënë në dukje shuma të mëdha të parave që janë hedhur në llogaritë e këtyre personave si dhe orët e shtrenjta që i janë dhuruar atyre si shpërblim për këtë spiunazh.

Njëri prej këtyre dy personave të akuzuar pas zbulimit të kësaj çështje, është arratisur në Arabinë Saudite së bashku me familjen e tij.