Turqia paralajmëron Evropën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92322-turqia_paralajmëron_evropën
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kritikoi Bashkimin Evropian (BE) për qëndrimin ndaj Turqisë, duke thënë se ky qëndrim është "larg nga të qenit konstruktiv.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 08, 2019 04:59 Europe/Tirane
  • Turqia paralajmëron Evropën

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kritikoi Bashkimin Evropian (BE) për qëndrimin ndaj Turqisë, duke thënë se ky qëndrim është "larg nga të qenit konstruktiv.

"Kohët e fundit, qëndrimi i BE-së ndaj vendit tonë është larg nga të qenit konstruktiv", tha Erdoğan në një konferencë shtypi në Budapest, kryeqytetin e Hungarisë, së bashku me kryeministrin hungarez Viktor Orban. Erdoğan tha se çështjet bilaterale të disa vendeve anëtare të BE-së me nuk duhet të mbajnë peng marrëdhëniet midis Ankarasë dhe BE-së. Komentet e presidentit turk erdhën pas takimit të katërt të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Hungari. "Është e nevojshme të konceptohet në mënyrë të duhur vlera të cilën anëtarësimi i plotë i Turqisë do t‘i shtojë BE-së", theksoi Erdoğan. Erdoğan përsëriti se Turqia strehon katër milionë refugjatë dhe "një numër i konsiderueshëm" prej tyre "mund të migrojnë, veçanërisht në Evropë". Presidenti Erdoğan tha se Turqia do të vazhdojë të strehojë popullin sirian, me ose pa mbështetjen e BE-së. Megjithatë, tha ai, Turqia do të detyrohet t'i hapë dyert nëse nuk mund të menaxhojë çështjen. Në fjalën e tij, Erdoğan po ashtu tha se kryeterroristi i YPG/PKK-së, Mazloum Kobani, nuk asnjë dallim nga kreu i vrarë i organizatës terroriste DEASH, Abu Bakr al-Baghdadi. Orban, nga ana tjetër, tha se nuk është e mundur të ndalohet fluksi i migracionit në Evropë pa Turqinë. Ai tha se Turqia duhet të mbështetet në përpjekjet e saj për kthimin e refugjatëve në vendlindjen e tyre.