Miliarderi amerikan bëhet kandidat për zgjedhjet presidenciale 2020
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92324-miliarderi_amerikan_bëhet_kandidat_për_zgjedhjet_presidenciale_2020
Michael Bloomberg, ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, është i gatshëm të kandidojë për zgjedhjet presidenciale për vitin 2020.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 08, 2019 11:09 Europe/Tirane
  • Miliarderi amerikan bëhet kandidat për zgjedhjet presidenciale 2020

Michael Bloomberg, ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, është i gatshëm të kandidojë për zgjedhjet presidenciale për vitin 2020.

New York Times e raportoi atë duke cituar disa burime, sipas të cilave Bloomberg do të paraqiste letrat në ditët në vijim.

Ish-kreu i Big Apple do ta konsideronte kandidat "të dobët" Joe Biden, ndërsa Bernie Sanders dhe Elizabeth Warren nuk munden për mendimin e tij, të fitojnë.

Bloomberg ka qenë duke e vlerësuar prej kohësh këtë sipërmarrje politike dhe megjithëse nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar, gjithçka flet se ai do të shpallë kandidaturën e tij për Presidencialet e 2020.

Së shpejti ai duhet të paraqesë dokumentacionin e nevojshëm në Alabama, ku afati për të hyrë zyrtarisht në garë skadon të premten.

Disa bashkëpunëtorë të afërt të Bloomberg raportojnë në New York Post se ish-kryetari i  bashkisë është i bindur që Donald Trump do të rizgjidhet nëse demokratët do ta sfidojnë me kandidatin Warren.