Irani: Kina i bën thirrje SHBA-së t'i kthehet arsyes
Kina kërkoi heqjen e sanksioneve të njëanshme të vendosura nga Shtetet e Bashkuara ndaj Republikës Islamike të Iranit.
I dërguari special i Kinës për Lindjen e Mesme, Zhai Jun, tha të Premten, 8 Nëntor, se Shtetet e Bashkuara duhet të heqin dorë nga politika e saj e presionit përballë Iranit. "Kina beson se Uashingtoni do të duhet të heqë dorë nga sanksionet e njëanshme dhe nga politika e saj e presionit maksimal kundër Iranit, sepse kjo është rruga e vetme që do të inkurajojë Teheranin të rifillojë rrugën e zgjidhjes së problemeve," tha Zhai Jun. Diplomati i lartë kinez theksoi se tensioni aktual në Lindjen e Mesme buron nga sanksionet të njëanshme, politika e presionit maksimal të SHBA dhe tërheqja e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore e Iranit. I dërguari special i Kinës për Lindjen e Mesme shtoi se Pekini shpresonte se të gjitha palët do të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të ulur tensionet.