Republikanët përpiqen të prishin procesin e shkarkimit të presidentit
Republikanët për të prishur procesin e thirrjes së presidentit në mocion besimi për shkarkimin e tij kanë kërkuar thirrjen e dëshmitarëve në Dhomën e Përfaqësuesve.
Republikanët në reagim ndaj përpjekjeve të demokratëve për shkarkimin e presidentit Donald Trump, kanë kërkuar thirrjen e Hunter Biden djali i Joe Biden për të dëshmuar në Kongres. Hunter Biden djali i kandidatit për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, akuzohet për korrupsion financiar. Demokratët që kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve duhet të aprovojnë thirrjen e Hunter Biden për dëshmi, por ekziston mundësia e refuzimit të kësaj kërkese të republikanëve. Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump në një cicërim të tij ka ironizuar përpjekjet e demokratëve duke thënë se procesi nuk do të ketë rezultat. Presidenti amerikan ka dhënë mundësinë e publikimit të bisedës së tij telefonike me homologun ukrainas. Erik Carmela, agjent i CIA-s amerikane ishte ai që ka zbuluar skandalin Ukraine-gate. Kongresi amerikan menjëherë pas bisedës telefonike të presidentit Donald Trump me presidentin e Ukrainës në muajin korrik 2019 ka nisur hetimet për shkarkimin e presidentit.