SHBA paralajmëron shembjen e NATO-s
Presidenti i SHBA Donald Trump ka përsëritur dyshimin mbi Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) dhe ka kritikuar anëtarët evropianë të NATO-s për moskontributin në shpenzimet e saj dhe për mosshpërndarjen e 2% të PBB-së të tyre për shpenzimet e mbrojtjes.
Në këtë drejtim, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA Robert O'Brien në deklarata të ashpra ka ngritur mundësinë e shembjes së NATO-s. "NATO është një koalicion i rëndësishëm për ne," tha ai të hënën, më 11 nëntor duke shtuar: "Por unë mendoj se mosmarrëveshjet në atë aleancë janë sepse ne kemi vende që nuk paguajnë pjesën e tyre të shpenzimeve të mbrojtjes". O'Brien theksoi: "NATO do të shembet sepse Gjermania dhe vendet e tjera anëtare të NATO-s nuk po paguajnë pjesën e tyre të kontributeve. Ata e kanë goditur koalicionin më shumë sesa pushtimi aktual turk në veri të Sirisë". Këshilltari amerikan i sigurisë kombëtare, ndërkohë, pretendoi se Uashingtoni ende respekton angazhimet e tij ndaj aleancës 70 vjeçare të NATO-s. Kritikat e O'Brien e kanë burimin nga pjesa e pabalancuar e shpenzimeve të mbrojtjes së ushtrive të vendeve të NATO-s. Kjo çështje pritet të diskutohet në samitin e ardhshëm të NATO-s në Londër. Trump dhe zyrtarët e tij të lartë politikë dhe ushtarakë, në takime me zyrtarë të lartë evropianë dhe liderë të NATO-s, në mënyrë të përsëritur kanë bërë thirrje që vendet evropiane të kontribuojnë më shumë në shpenzimet e NATO-s dhe të rrisin buxhetet e tyre të mbrojtjes dhe të ushtrisë në 2% të PBB-së. Pasi mori pushtetin, Trump e quajti NATO-n një organizatë "të vjetëruar" e cila do të ketë shpenzime të konsiderueshme për Shtetet e Bashkuara dhe tha se ai nuk do të mbështesë këtë aleancë. Ai gjithashtu e quajti NATO-n një organizatë të keqe dhe jashtëzakonisht të shtrenjtë për Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara, në përputhje me qasjen e njëanshme të Trump, nuk i kushton rëndësi aleatëve të saj evropianë në vendime të rëndësishme ushtarake dhe të sigurisë. Duket se kësaj loje të Trump i është bashkuar edhe presidenti francez Emmanuel Macron, i cili deklaroi se NATO po vuan nga vdekja celerbrale. Ministri i Jashtëm gjerman paralajmëroi Francën për përpjekjet për shkatërrimin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). "Presidenti Trump e shtron çështjen e NATO-s si një projekt tregtar. Sipas tij NATO është një projekt ku Shtetet e Bashkuara ofrojnë një formë të ombrellës gjeopolitike, por si kthim, duhet të ketë një ekskluzivitet tregtar, dhe kjo është një arsye për të blerë gjithçka nga amerikanët. Franca nuk nënshkroi për këtë, "tha Macron në një intervistë për The Economist. Ai shtoi se aktualisht NATO ndodhet në gjendjen e vdekjes klinike dhe është e detyruar ne negociojë me Rusinë. Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, të dielën në një artikull në të përjavshmen Spiegel e quajti të gabuar shkatërrimin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), sepse sipas tij, pa Shtetet e Bashkuara, as Gjermania dhe as Evropa nuk do të ishin në gjendje të mbronin veten në mënyrë efektive. Akuza e Emmanuel Macronit se NATO ndodhet në vdekje klinike ka ngritur më shumë pyetje për gjendjen e kreut të shtetit francez, sesa për NATO-n. Heiko Maas tha se nëse Franca është e shqetësuar për sigurinë europiane, ajo po bën shumë që ta dobësojë atë, me vënien në pikëpyetje të vlerës së NATO-s, si dhe duke harruar performacën e dobët të ushtrive europiane e duke gjykuar gabimisht politikat dhe qëllimet ruse. Sipas Berlinit, Macron u ka bërë një dhuratë atyre që e mohojnë NATO-n me deklaratën se aleanca nuk ka shenja jete. Kremlini për shembull ishte mes vëzhguesve entuziastë të qëndrimit të Macron. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova e përcaktoi deklaratën e Macron si „fjalë të arta” që përcaktojnë në mënyrë të saktë gjendjen aktuale të NATO-s.”