Mogherini: Evropa mirëpret zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në Gjirin Persik
(last modified Tue, 12 Nov 2019 08:34:23 GMT )
Nëntor 12, 2019 09:34 Europe/Tirane
  • Mogherini: Evropa mirëpret zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në Gjirin Persik

Shefja e politikës së jashtme të BE deklaroi se unioni është mbështetës i çdo iniciative në rajon për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të Gjirit Persik.

Sipas një njoftimi të agjencisë Rusia Today, Federika Mogherini ditën e hënë në Bruksel ka thënë: Ajo çka ne sot kemi analizuar në takimin e ministrave të jashtëm të BE është çështja e mbështetjes së unionit për iniciativat që çojnë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në Gjirin Persik. BE duhet të mbështesë ide të tilla si organizimi i konferencave rajonale apo hapja e kanaleve të dialogut dhe bashkëbisedimit mes vendeve të Gjirit Persik , tha në fjalën e saj Federika Mogherini. Kjo është në kohë Hasan Ruhani në takimin e 74-ët të AP të OKB propozuar planin e Aleancës së Paqes, apo iniciativa e paqes së Hormuzit, ku i ka ftuar vendet e rajonit që t’i bashkohen kësaj aleance. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu në një letër drejtuar krerëve të Arabisë Saudite dhe Bahrejnit ka propozuar planin e Iranit për të garantuar sigurinë e lundrimit të anijeve në ngushticën e Hormuzit dhe për paqen e të gjitha vendeve fqinje. Kjo është në kohën kur Riadi dhe Manamaja deri tani nuk kanë dhënë përgjigje të qartë mbi këtë propozim të Iranit.

Tags