Arrestohen dy radikalë për sulme kundër myslimanëve në Poloni
Shërbimet e sigurimit në Poloni kanë arrestuar 2 radikalë të një grupi ekstremist, nën akuzën se kishin programuar një sulm kundër myslimanëve.
Sipas informacioneve të policisë polake, këta dy persona duke marrë shembull nga Anders Breivik, vrasësi neonazist i vitit 2011 që u mori jetën 77 personave, kishin programuar një sulm kundër myslimanëve në Poloni. Policia thotë se grupi ekstremist synonte të kryente sulme me armë zjarri dhe lëndë shpërthyese. Një prej personave është arrestuar në Varshavë dhe tjetër në një qytet në veri të vendit. Në bastisjen e shtëpisë së njërit prej personave të arrestuar janë zbuluar armë dhe municione në masë të konsiderueshme. Vlen të theksohet se prej kohësh në Poloni janë shtuar rrjedhat ekstreme dhe radikale kundër myslimanëve.