SHBA kërcënon Egjiptin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92511-shba_kërcënon_egjiptin
Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar të vendosin sanksione ndaj Egjiptit nëse ky vend vazhdon të aspirojë të blejë aeroplanë luftarakë nga Rusia.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 15, 2019 18:46 Europe/Tirane
  • SHBA kërcënon Egjiptin

Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar të vendosin sanksione ndaj Egjiptit nëse ky vend vazhdon të aspirojë të blejë aeroplanë luftarakë nga Rusia.

Sipas raporteve të Wall Street Journal, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo dhe Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper dërguan letra paralajmëruese për qeverinë e Kajros për ta detyruar atë të hiqte dorë nga një marrëveshje për të blerë avionë Su-35 nga Rusia. "Nëse Egjipti nuk ndalon blerjen e avionëve Su-35, ky vend do t'u nënshtrohet sanksioneve amerikane," shkruan gazeta Wall Street Journal duke cituar letrat. Egjipti nënshkroi një marrëveshje prej 2 miliardë dollarësh me Rusinë për të blerë më shumë se 20 avionë luftarakë Su-35, raportoi gazeta ruse Kommersant. Gazeta shton se më shumë se 20 avionë dhe armë të tjera moderne ruse do të dorëzoheshin në Egjipt midis viteve 2020 dhe 2021.