Gjermania arreston një gruza me akuzë të lidhjes me ISIS
Policia e Gjermanisë ka arrestuar një gruza me akuzë se është pjesëtare e grupit terrorist ISIS.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se autoritetet gjyqësore federale të Gjermanisë ditën e shtunë kanë lëshuar urdhrin për arrestimin e një gruaja shtetase të Gjermanisë me emrin Nasim I. e cila kishte qëndruar për një kohë në Irak dhe Siri, me akuzë të anëtarësimit të saj në grupin terrorist ISIS dhe ajo është arrestuar sa po kishte hyrë në Frankfurt.
Kjo shtetase gjermane në vitin 2014, ishte larguar nga Evropa me destinacion Sirinë dhe atje ishte martuar me një terrorist të ISIS dhe pastaj së bashku me atë kishte shkuar në Irak. Kjo shtetase gjermane më pas së bashku me burrin e saj është kthyer në Siri dhe në fillim të vitit 2019, është arrestuar. Shtetet perëndimore nuk kanë kursyer kurrfarë përpjekje për të ndihmuar terroristët në rajonin e Azisë Perëndimore dhe sidomos grupet terrorist në Siri, ndërsa aktualisht me kthimin e terroristëve evropianë të ISIS, por përballen me frikën nga sulmet e terroristëve të ISIS.
Grupi terrorist ISIS gjatë viteve të fundit me mbështetjen e Amerikës dhe të regjimit sionist, kishte pushtuar pjesë të mëdha të territorit të Irakut dhe Sirisë ku ka kryer krime të panumërta kundër popullatës së këtyre vendeve si dhe ka kryer sulme të ndryshme shumë vende të botës. Ushtria e Sirisë dhe e Irakut më ndihmën e instruktorëve të Republikës Islamike të Iranit arriti të thyejë grupet terroriste të mbështetura nga Perëndimi dhe e mbylli dosjen e këtij terrorist.