Demokratët fitojnë zgjedhjet në Louisiana
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92538-demokratët_fitojnë_zgjedhjet_në_louisiana
John Bel Edwards nga radhët e demokratëve ka fituar zgjedhjet lokale në Louisiana të shtunën, pas një gare shumë të ngushtë me republikanin Eddie Rispone.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 17, 2019 16:48 Europe/Tirane
  • Demokratët fitojnë zgjedhjet në Louisiana

John Bel Edwards nga radhët e demokratëve ka fituar zgjedhjet lokale në Louisiana të shtunën, pas një gare shumë të ngushtë me republikanin Eddie Rispone.


Rezultati konsiderohet si një disfatë e madhe për presidentin Donald Trump i cili ka mbështetur Risponen, duke vizituar dy herë vendin gjatë fushatës si dhe duke shfrytëzuar këto zgjedhje si test për popullaritetin e tij.Të shtunën, Trump kishte bërë disa postime në Twitter duke kërkuar nga votuesit që ta votojnë kandidatin nga radhët e republikanëve.Më herët këtë muaj, republikanët nuk kanë arritur të fitojnë zgjedhjet as në Kentucky, ndërsa demokratët morën në kontroll të plotë Virginian.