ANEA konfirmon shtimin e sasisë së ujit të rëndë në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92574-anea_konfirmon_shtimin_e_sasisë_së_ujit_të_rëndë_në_iran
Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në organizmat ndërkombëtare në Vienë, deklaroi se ANEA ka konfirmuar shtimin e rezervave të ujit të rëndë në Iran.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 19, 2019 05:34 Europe/Tirane
  • ANEA konfirmon shtimin e sasisë së ujit të rëndë në Iran

Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në organizmat ndërkombëtare në Vienë, deklaroi se ANEA ka konfirmuar shtimin e rezervave të ujit të rëndë në Iran.

Kazem Karib’abadi, deklaroi se pas shpalljes dhe informimit që Iranit i ka dhënë ditën e hënë ANEA-së, kjo agjenci ditën e dielë ka dërguar inspektorë në qendrën e ujit të rëndë në Arak dhe kanë vërtetuar shtimin e rezervave të ujit të rëndë të Iranit që ka arritur në 5.131 ton. Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimit konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.  Irani më 8 maj 2019, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Në fazën e parë të uljes së zotimeve Irani ka shtuar nivelin e prodhimit të uraniumit të pasuruar ndërsa në fazën e dytë Irani njoftoi ngritjen e gradës së pasurimit të uraniumit, vendim që u mor pas 60 ditësh që Irani i kishte dhënë afat Evropës për zbatimin e zotimeve të saj. Faza e katërt e uljes së zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore u zbatua më datë 6 nëntor të këtij viti.