Turqia nuk do të heqë dorë nga sistemi rus
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92585-turqia_nuk_do_të_heqë_dorë_nga_sistemi_rus
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka bërë të ditur se i ka thënë homologut të tij amerikan Donald Trump, se Turqia nuk do të heqë dorë nga sistemi rus i mbrojtjes raketor S-400, të cilin e mori këtë vit përkundër protestave nga aleati i saj i NATO-s.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 19, 2019 16:26 Europe/Tirane
  • Turqia nuk do të heqë dorë nga sistemi rus

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka bërë të ditur se i ka thënë homologut të tij amerikan Donald Trump, se Turqia nuk do të heqë dorë nga sistemi rus i mbrojtjes raketor S-400, të cilin e mori këtë vit përkundër protestave nga aleati i saj i NATO-s.

Erdogan u tha anëtarëve të Partisë së tij Drejtësi dhe Zhvillim në parlament se ai i kishte thënë Trump se nëse SHBA mbante një qëndrim të pa kompromis për F-35, Turqia do të duhej të kërkonte një alternativë për të përmbushur nevojat e saj afatmesme të mbrojtjes. Erdogan dhe Trump kanë biseduar javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë për të kapërcyer ndryshimet në rritje midis tyre. Uashingtoni tha që sistemi S-400 ishte një kërcënim për avionët e tij luftarakë F-35 dhe pezulloi Turqinë nga programi i saj i aviacionit, ku Turqia po paraqitej si blerës dhe prodhues. SHBA gjithashtu paralajmëroi Turqinë se do të përballet me sanksione për një marrëveshje të tillë.