Turqia kërcënon, Rusia përgjigjet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92587-turqia_kërcënon_rusia_përgjigjet
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë reagoi ndaj kërcënimit të Ministrit të Jashtëm turk për të rifilluar operacionet ushtarake kundër kurdëve në verilindje të Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 19, 2019 16:28 Europe/Tirane
  • Turqia kërcënon, Rusia përgjigjet

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë reagoi ndaj kërcënimit të Ministrit të Jashtëm turk për të rifilluar operacionet ushtarake kundër kurdëve në verilindje të Sirisë.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se ishte e habitur nga kërcënimi i Ministrit të Jashtëm turk për rifillimin e operacioneve ushtarake turke në Sirinë verilindore. "Ne kemi përmbushur të gjitha angazhimet tona në lidhje me tërheqjen e kurdëve nga kufijtë e Turqisë. Ne do të dërgojmë më shumë trupa të policisë ushtarake për të qetësuar situatën në kufirin turko-sirian ", thuhet në deklaratën e Ministrisë Ruse të Mbrojtjes. Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavosoglu njoftoi të hënën se nëse verilindja e Sirisë nuk pastrohet nga prania e atyre që ai i përshkroi si "terroristë", ushtria turke do të rifillojë operacionet ushtarake atje. "Shtetet e Bashkuara dhe Rusia nuk kanë bërë akoma çfarë kërkuam nga ata të bënin në këmbim të ndalimit të operacioneve ushtarake kundër forcave kurde të Njësive të Mbrojtjes Popullore," shtoi Mevlut Cavosoglu.