Sanders: Trump është presidenti më i korruptuar i SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92632-sanders_trump_është_presidenti_më_i_korruptuar_i_shba
Kandidati kryesor elektoral demokrat për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, ndërsa e cilësoi të "korruptuar" presidentin Donald Trump, ka mbështetur planin për shkarkimin e tij.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 21, 2019 16:57 Europe/Tirane
  • Sanders: Trump është presidenti më i korruptuar i SHBA

Kandidati kryesor elektoral demokrat për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, ndërsa e cilësoi të "korruptuar" presidentin Donald Trump, ka mbështetur planin për shkarkimin e tij.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Senatori i Shtetit të Vermontit, Bernie Sanders dhe një nga kandidatët kryesorë demokrat në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA, ka kritikuar veprimet e presidentit Donald Trump dhe ka shtuar: "Ne kemi një president, i cili nuk është vetëm një gënjeshtar i sëmurë, por edhe presidenti më i korruptuar në historinë moderne amerikane". "Ne mund të luftojmë korrupsionin e Trump, por gjithashtu duhet të mbështesim familjet e atyre që punojnë", tha Sanders.