Zbulohen skandalet e Microsoft për shkak të spiunazhit për sionistët
Zbulimi i skandaleve për depërtimin e regjimeve aleate të Uashingtonit si regjimi sionist në kompanitë e shërbimeve të internetit në Amerikë dhe shfrytëzimi i këtyre kompanive për spiunazh dhe shtypje, ka përfshirë edhe kompaninë e madhe Microsoft.
Kanali informativ NBC News njoftoi se kompania Microsoft selia e së cilës ndodhet në shtetin Siatel të Amerikës, ditën e premte ka deklaruar se do të zhvillojë hetime në lidhje me shfrytëzimin e një programi të kësaj kompanie për identifikimin e fytyrës nga ana e Izraelit për spiunazh ndaj palestinezëve.
Polemikat në lidhje me këtë çështje janë ngritur në kohën kur organizatat e të drejtave të njeriut po shprehin shqetësim dhe po insistojnë se teknologjitë përkatëse për identifikimin e fytyrës është shkelje e lirisë së shprehjes dhe shkelje e privatësisë së qytetarëve.
Kompania amerikane Twitter gjithashtu kohëve të fundit u përball me skandalin e depërtimit të agjentëve të regjimit Al Saud në këtë kompani dhe përpjekjet e tyre për të mbledhur informacione dhe të dhëna në lidhje me aktivistët politikë në favor të regjimit Al Saud.
Gazeta amerikane “New York Times” ditë më parë njoftoi se policia ka arrestuar dy punonjës të kompanisë Twitter me akuzë të spiunazhit kundër opozitarëve të regjimit Al Saud. Kjo çështje ka shkaktuar një valë të madhe të shqetësimeve mes aktivistëve politike në lidhje me sigurinë e shfrytëzimit të shërbimeve të Twitter.