Putin: Do të marrim masa ndaj raketave të SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92648-putin_do_të_marrim_masa_ndaj_raketave_të_shba
Në një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, sot, presidenti rus diskutoi një sërë çështjesh, duke përfshirë aktivitetet e raketave të SHBA dhe NATO, si dhe situatën në terren në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 22, 2019 16:53 Europe/Tirane
  • Putin: Do të marrim masa ndaj raketave të SHBA

Në një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, sot, presidenti rus diskutoi një sërë çështjesh, duke përfshirë aktivitetet e raketave të SHBA dhe NATO, si dhe situatën në terren në Siri.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, premtoi se do të vazhdojë zhvillimin e një rakete me energji bërthamore, që besohet se ka qenë në qendër të një aksidenti vdekjeprurës.Pesë inxhinierë dhe dy të tjerë kanë vdekur kur motori i një rakete ka shpërthyer gjatë disa provave në Detin e Bardhë, më 8 gusht."Ne do ta përsosim këtë armë pavarësisht të gjithave", tha Putin në një takim me familjarët e viktimave."Posedimi i teknologjive të tilla unike është një garanci e rëndësishme dhe e besueshme për paqen në planet", shtoi ai.Shpërthimi i 8 gushtit ndodhi në vendin e testimit të raketave Nyonoksa.Ai është pasuar me deklarata kontradiktore nga zyrtarë të qeverive lokale dhe federale në Rusi, në lidhje me rrezikun që paraqiste për banorët vendas.Incidenti ka ndodhur në kohën e tensioneve midis Moskës, Uashingtonit dhe aleatëve amerikanë, për shkak të prishjes së një traktati bërthamor të epokës së Luftës së Ftohtë.