Pekini; Amerika ka dëmtuar sistemin ndërkombëtare me ndërhyrjet e saj
Zëdhënësi i MPJ të Kinës deklaroi se Amerika me ndërhyrjet e saj në punët e brendshme të vendeve të tjera ka dëmtuar rëndë sistemin ndërkombëtar.
Geng Shuang, pasi vlerësoi deklaratën e presidentit Vladimir Putin mbi atë se Amerika nuk mund të pengojë zgjerimin e marrëdhënieve mes Pekinit dhe Moskës, deklaroi se marrëdhëniet mes dy vendeve do të forcohen edhe më shumë. Zëdhënësi kinez ndër të tjera tha se në kushtet aktuale Kina dhe Rusia si dy fuqi kryesore janë të angazhuar për ruajtën e paqes, stabiliteti dhe mbrojtjen e drejtësisë në botë. Kina dhe Rusia kanë bashkëpunim të ngushtë në të gjitha fushat dhe ato do të punojnë për forcimin e shumanshmërisë dhe globalizimit në botë. Dje komiteti i dytë i AP i OKB ka nxjerrë një rezolutë për përballjen me veprimet e njëanshme të vendeve dhe sidomos të Amerikës dhe ka kërkuar parandalimin e të tilla veprimeve nga Bashkësia Ndërkombëtare.