Pretendimet qeverisë amerikane për fushat naftore të Sirisë
Përfaqësuesi i qeverisë së Amerikës për çështje të Sirisë pretendoi se prania e forcave ushtarake të Amerikës në fushat naftore të Sirisë, është tërësisht e ligjshme!
James Jeffrey, përfaqësuesi i qeverisë së Amerikës për çështje të Sirisë, ditën e premte deklaroi: "Prania e Amerikës në fushat naftore të Sirisë është e ligjshme. Unë besoj se ky veprim nuk është aspak në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare".
Donald Trump, presidenti i Amerikës, pavarësisht premtimit të tij për largimin e forcave ushtarake të vendit të tij nga Siria, ka njoftuar për qëndrimin e forcave ushtarake amerikane në fushat naftore të Sirisë në lindje të lumit Eufrat. Një rajon ky ku ndodhen 90% e rezervave naftore të Sirisë.