Këshilli i Sigurisë: Përdorimi i armëve kimike kërcënim ndërkombëtar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92667-këshilli_i_sigurisë_përdorimi_i_armëve_kimike_kërcënim_ndërkombëtar
Këshilli i Sigurisë së OKB, përdorimin e armëve kimike e ka konsideruar shkelje të ligjeve ndërkombëtare.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 23, 2019 16:44 Europe/Tirane
  • Këshilli i Sigurisë: Përdorimi i armëve kimike kërcënim ndërkombëtar

Këshilli i Sigurisë së OKB, përdorimin e armëve kimike e ka konsideruar shkelje të ligjeve ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se KS i OKB të premten pasdite me anë të një deklarate të publikuar nga kryesia e tij, edhe një herë ka theksuar mbështetjen e vetë ndaj Konventës për ndalimin e prodhimit, zhvillimit, deponimit dhe përdorimit të armëve kimike dhe nevojën për zhdukjen e këtyre armëve në përputhje me konventën përkatëse.

Në këtë deklaratë  gjithashtu theksohet rëndësia e zbatimit të konventës për ndalimin e të gjitha armëve të shkatërrimit në masë dhe përhapja e armëve kimike dhe transferimi i tyre është konsideruar kërcënime për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Anëtarët e Këshillit të Sigurisë gjithashtu kanë theksuar se deri në kohën kur edhe një vend posedon armë të tilla edhe nuk nënshkruar këtë konventë, qëllimet e kësaj konvente nuk do të realizohen plotësisht. Prandaj është kërkuar nga të gjitha vendet të cilët akoma nuk kanë nënshkruar këtë konventë, që t'i bashkohen kësaj konvente pa vonesë.