Johnson i vendosur për fitore në zgjedhje
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92679-johnson_i_vendosur_për_fitore_në_zgjedhje
Kryeministri i Britanisë së madhe ka deklaruar se do të zbatojë Brexit menjëherë pasi të ketë fituar zgjedhjet.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 24, 2019 06:54 Europe/Tirane
  • Johnson i vendosur për fitore në zgjedhje

Kryeministri i Britanisë së madhe ka deklaruar se do të zbatojë Brexit menjëherë pasi të ketë fituar zgjedhjet.

Boris Johnson, kryeministër dhe kryetar i partisë konservatore në Britani, ka thënë: Vazhdimi i kësaj situate ka krijuar dëme të shumta sidomos në ekonominë e Britanisë së Madhe dhe në rast të fitores ai do të përpiqet që të zbatojë procesin brexit sa më shpejt që të jetë e mundur. Përpjekjet e Johnson për daljen nga BE deri më 31 tetor u bllokuan me votën negative të parlamentit dhe për këtë ai u detyrua që të kërkojë shtyrjen e procesit. Zgjedhjet e parakohshme në Britani do të mbahen më 12 dhjetor. Johnson shpreson se me anë të këtyre zgjedhjeve dhe me ndryshimin e kabinetit qeveritar ai do të mund të zbatojë procesin e largimit të Anglisë nga BE.