Garda bregdetare e Italisë shpëton 143 emigrantë
Garda bregdetare e Italisë ka njoftuar për shpëtimin e 143 emigrantë të paligjshëm në brigjet detare të këtij vendi, por janë zhdukur disa emigrantë të tjerë.
Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se patrullat e Gardës Bregdetare të Italisë kanë shpëtuar 143 emigrantë të cilët kishin rënë në ujë për shkak të përmbysjes së varkës së tyre në një zonë rreth 2 kilometra larg ishullit Lampedusa të Italisë. Kjo është në kohën kur disa prej emigrantëve të shpëtuar kanë deklaruar se nuk kanë informacione në lidhje me disa shoqërues të tyre. Emigrantët të cilët i kanë shpëtuar ekipet e Gardës Bregdetare të Italisë në brigjet e ishullit Sicili, gjithashtu kanë thënë se rreth 20 persona shoqërues të tyre janë zhdukur.
Autoritetet e Gardës Bregdetare të Italisë kanë deklaruar se gjatë operacioneve të tyre nuk kanë gjetur asnjë trup të pajetë.