Gutteres kritikon shkeljen e hapësirës ajrore të Libanit nga sionistët
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92739-gutteres_kritikon_shkeljen_e_hapësirës_ajrore_të_libanit_nga_sionistët
Sekretari i përgjithshëm i OKB ka dënuar shkeljen e hapësirës ajrore të Libanit nga ana e regjimit sionist dhe ka kërkuar nga Tel Avivi që t’i japë fund këtyre veprimeve agresive.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 26, 2019 15:30 Europe/Tirane
  • Gutteres kritikon shkeljen e hapësirës ajrore të Libanit nga sionistët

Sekretari i përgjithshëm i OKB ka dënuar shkeljen e hapësirës ajrore të Libanit nga ana e regjimit sionist dhe ka kërkuar nga Tel Avivi që t’i japë fund këtyre veprimeve agresive.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Antonio Gutteres, sekretari i përgjithshëm i OKB, në raportin stinor të tij duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB, ka dënuar shkeljen e hapësirës ajrore të Libanit nga ana e regjimit sionist dhe deklaroi: “Tel Avivi ka dyfishuar veprimet ajrore të tij mbi qiellin e Libanit dhe numri i shkeljeve të hapësirës ajrore të Libanit që nga janari i këtij viti ka shkuar në 787”.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së të hënën në mbrëmje ka zhvilluar një mbledhje për shqyrtimin e shkeljes së përsëritshme të hapësirës ajrore të Libanit dhe të vendeve të tjera nga avionët luftarakë të regjimit sionist dhe shtimin e tensioneve në kufijtë veriore të territoreve të pushtuara të Palestinës.

Gutteres në raportin e tij ka thënë se avionët luftarakë dhe dronët e regjimit sionist në përgjithësi me 3292 orë fluturimi, kanë shkelur hapësirën ajrore të Libanit, prandaj ka kërkuar nga Izraeli që t’i japë fund këtyre veprimeve.

Sekretari i përgjithshëm i OKB në raportin e muajit shkurt kishte theksuar se regjimi sionist ka arritur në mesataren 100 shkelje të hapësirës ajrore të Libanit në muaj.