Mogherini pohon dhunën e gjerë kundër grave në Evropë
(last modified Tue, 26 Nov 2019 14:48:16 GMT )
Nëntor 26, 2019 15:48 Europe/Tirane
  • Mogherini pohon dhunën e gjerë kundër grave në Evropë

Shefja e diplomacisë evropiane ka pohuar dhunën e gjerë që ushtrohet ndaj femrave në kontinentin e Evropës.

Agjencia e lajmeve Anatoly njoftoi se Federica Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, në deklaratën e saj me rastin e 25 nëntorit, ditës botërore kundër dhunës ndaj femrave, ka pohuar se nga çdo 3 femra në të gjithë Evropën, njëra prej tyre ka pësuar dhunë fizike ose seksuale.

Mogherini gjithashtu duke theksuar këtë se dhuna ndaj femrave në realitet sulmon të gjithë njerëzimin, ka deklaruar se duhet t’a luftojmë këtë fenomen në Evropë. “Pavarësisht vendosmërisë tonë të prerë, akoma nuk jemi në gjendje t’a zgjidhim këtë problem. Dhuna ndaj femrave ka arritur në nivel emergjent. Të gjithë individët të cilët në Evropë bëhen viktimë e dhunës seksuale ose trafikimit, janë femra. Lufta kundër dhunës ndaj femrave është detyrë e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe e Bashkësisë Ndërkombëtare. Prandaj do t’i vazhdojmë të gjitha përpjekjet tona në këtë drejtim”.

 

Tags