AI kritikon gjendjen e të drejtave të njeriut në Egjipt
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92753-ai_kritikon_gjendjen_e_të_drejtave_të_njeriut_në_egjipt
Organizata AI ka kritikuar gjendjen e të drejtave të njeriut në Egjipt.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 27, 2019 08:48 Europe/Tirane
  • AI kritikon gjendjen e të drejtave të njeriut në Egjipt

Organizata AI ka kritikuar gjendjen e të drejtave të njeriut në Egjipt.

Sipas një raporti të agjencisë Neshra, organizata ndërkombëtare AI ka kritikuar qeverinë e presidentit Abdul’fetah Sisi duke e akuzuar atë se ka krijuar një sistem paralel për të shtypur kundërshtarët dhe opozitarët në vend. Kjo organizatë me anë të një raporti ka deklaruar se sistemi paralel përdor prokurorinë e përgjithshme dhe gjykatat e përballjes me terrorizmin si dhe policinë speicale për të shtypur kundërshtarët. Sipas AI sistemi funksionon paralel me sistemin gjyqësor të Egjiptit për të dënuar protestuesit paqësor. Sipas organizatës AI shumë nga protestuesit e arrestuar janë mbajtur në burg me një kohë të gjatë pa kaluar asnjë proces gjyqësor.