Një shpërthim i fuqsihëm ndodh në Teksas të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92759-një_shpërthim_i_fuqsihëm_ndodh_në_teksas_të_amerikës
Një shpërthim i madh ka ndodhur në një fabrikë kimike në Port Neches, Teksas.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 27, 2019 12:58 Europe/Tirane
  • Një shpërthim i fuqsihëm ndodh në Teksas të Amerikës

Një shpërthim i madh ka ndodhur në një fabrikë kimike në Port Neches, Teksas.

Sipas mediave të huaja, janë publikuar edhe pamjet dramatike të cilat tregojnë momentin kur flakët shihen “duke u përhapur në qiell”.

Siç shkruan BBC, tre punonjës janë lënduar, në shpërthimin që ndodhi në 01:00 me kohën lokale ditën e mërkurë dhe i cili u ndje 30 milje (48 km) larg.

Një zonë e detyrueshme evakuimi është e vendosur për të gjithë brenda gjysmë milje të vendit.

TPC Group tha në një deklaratë se ka aktivizuar planin e saj të reagimit ndaj urgjencës dhe ka kërkuar ndihmë nga Departamenti i Zjarrfikësve Port Neches.

Ndërsa banorët e Port Neches thanë për mediat lokale se dritaret ishin thyer me milje larg nga uzina.

Crystal Holmes, kapiteni në zyrën e sherifit të Qarkut Jefferson, tha që dy punonjës janë dërguar në spital.

Po sipas BBC, fabrika mund të prodhojë 408.233 ton kimikate, sipas uebfaqes së kompanisë.