Shtëpia e Bardhë vazhdon veprimet anti-iraniane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92767-shtëpia_e_bardhë_vazhdon_veprimet_anti_iraniane
Këshilltari për siguri kombëtare i Amerikës në vazhdën e politikave anti-iraniane të Shtëpisë së Bardhë, ka kërkuar nga qeveria e Gjermanisë që të ndjekë politikat e Uashingtonit në sanksionet kundër Teheranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 27, 2019 11:53 Europe/Tirane
  • Shtëpia e Bardhë vazhdon veprimet anti-iraniane

Këshilltari për siguri kombëtare i Amerikës në vazhdën e politikave anti-iraniane të Shtëpisë së Bardhë, ka kërkuar nga qeveria e Gjermanisë që të ndjekë politikat e Uashingtonit në sanksionet kundër Teheranit.

Robert O'Brien, këshilltari për siguri kombëtare të Amerikës, në një intervistë me gazetën gjermane "Bild", kërkoi nga qeveria e Gjermanisë që t'i japë fund shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit ekonomik me Iranin.

Robert O'Brien në këtë intervistë ka kërkuar ushtrimin e presionit sa më të madh mbi Iranin dhe zbatimin e politikës së sanksioneve me qëllim të arritjes së një marrëveshje të plotë dhe të përhershme bërthamore.

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, duke kritikuar politikat ekonomike të Gjermanisë ndaj Iranit, ka theksuar: "Gjermania duhet të ndjekë si model strategjinë e qeverisë së Donald Trump, presidentit të Amerikës, ndaj Iranit dhe të zbatojë sanksione ekonomike të ashpra kundër Iranit".