Shtëpia e Bardhë vazhdon veprimet anti-iraniane
Këshilltari për siguri kombëtare i Amerikës në vazhdën e politikave anti-iraniane të Shtëpisë së Bardhë, ka kërkuar nga qeveria e Gjermanisë që të ndjekë politikat e Uashingtonit në sanksionet kundër Teheranit.
Robert O'Brien, këshilltari për siguri kombëtare të Amerikës, në një intervistë me gazetën gjermane "Bild", kërkoi nga qeveria e Gjermanisë që t'i japë fund shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit ekonomik me Iranin.
Robert O'Brien në këtë intervistë ka kërkuar ushtrimin e presionit sa më të madh mbi Iranin dhe zbatimin e politikës së sanksioneve me qëllim të arritjes së një marrëveshje të plotë dhe të përhershme bërthamore.
Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, duke kritikuar politikat ekonomike të Gjermanisë ndaj Iranit, ka theksuar: "Gjermania duhet të ndjekë si model strategjinë e qeverisë së Donald Trump, presidentit të Amerikës, ndaj Iranit dhe të zbatojë sanksione ekonomike të ashpra kundër Iranit".