Identifikohen 160 pjesëtarë të ISIS-it përgjegjës për vrasjen e izedive
Nëntor 28, 2019 05:30 Europe/Tirane
OKB deklaroi se ka identifikuar identitetin e 160 terroristëve të ISIS-it përgjegjës për vrasjen e izedive në Irak.
Sipas AFP, Karim Ahmad Khan, kreu i ekipit të hetuesve të OKB, i tha Këshillit të Sigurimit se ai kishte identifikuar 160 anëtarë të ISIS të akuzuar për vrasjen e izedive në Irakun verior në vitin 2014 dhe se po përgatiste një padi penale kundër tyre. Ekipi, i krijuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB, synon të mbledhë dokumente për të ndjekur penalisht ISIS-in për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ekspertët e OKB, në qershor 2016, paralajmëruan se grupi terrorist ISIS ka filluar masakrat e izedive në Siri dhe Irak për të eliminuar të gjithë pjesëtarët e kësaj etnie.
Tags