Shtëpia  Bardhë mban qëndrime ndërhyrëse mbi Irakun
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92823-shtëpia_bardhë_mban_qëndrime_ndërhyrëse_mbi_irakun
Qeveria amerikane në kuadër të ndërhyrjeve të saj në rajonin e Azisë perëndimore, pas dorëheqjes së kryeministrit irakian ka kërkuar nga autoritetet e Irakut që tu përgjigjen kërkesave të popullit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 30, 2019 05:30 Europe/Tirane
  • Shtëpia  Bardhë mban qëndrime ndërhyrëse mbi Irakun

Qeveria amerikane në kuadër të ndërhyrjeve të saj në rajonin e Azisë perëndimore, pas dorëheqjes së kryeministrit irakian ka kërkuar nga autoritetet e Irakut që tu përgjigjen kërkesave të popullit.

Shtëpia e Bardhë pas dorëheqjes së kryeministrit irakian, pa përmendur veprimet e saj ndërhyrëse në Irak dhe ndikimin negativ të këtyre ndërhyrjeve, ka pretenduar autoritetet irakiane duhet tu përgjigjen kërkesave të protestuesve. Deklarata e qeverisë amerikane publikohet në kushtet kur prania e forcave amerikane në rajonin e Azisë perëndimore është faktor kyç për krijimin e tensioneve dhe krizave në rajon. Adel Abdul’mehdi, kryeministër i Irakut pas 2 muaj protesta popullor enë vend njoftoi se kërkesën për dorëheqjen e tij do t’ia parashtrojë parlamentit. Pas një dite protestash të përgjakshme, kryeministri i Irakut, Adel Abdul’mehdi, tha të premten se do të paraqiste dorëheqjen e tij në parlament në mënyrë që ligjvënësit të mund të zgjidhnin një qeveri të re. “Në përgjigje të protestave dhe për ta lehtësuar sa më shpejt situatën, unë do t’i paraqes parlamentit një kërkesë, dorëheqjen time nga udhëheqja e qeverisë aktuale”, thuhet në deklaratën, të nënshkruar nga Abdul’mehdi. Ndërkohë, qyteti i Basras (në jug) ka qenë skena e demonstratave të shumta për të protestuar kundër veprimeve subversive të mercenarëve amerikanë dhe izraelitë. Sipas Al-Alam, në përgjigje të thirrjeve nga autoritetet fetare, banorët e Basras dolën në rrugë dhe hidhnin parulla që dënonin sulmin ndaj ambasadave dhe akteve të sabotimit nga agjentët amerikanë, izraelitë dhe britanikë. Pjesëmarrësit theksuan nevojën për protesta paqësore dhe dënuan ndërhyrjen e SHBA në punët e brendshme të Irakut.