Ursula von der Leyen: "BE i hapur për Ballkanin"
(last modified Sat, 30 Nov 2019 19:17:43 GMT )
Nëntor 30, 2019 20:17 Europe/Tirane
  • Ursula von der Leyen:

Bashkimi Europian mbetet i hapur për zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor, edhe pas rezistencës së muajit të kaluar për vendet kandidate si Shqipëria apo Maqedonia e Veriut.

Presidentja e re e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, përsëriti para Parlamentit Europian se zgjerimi është në interesin gjeopolitik të unionit."Ne duhet t'u tregojmë miqve tanë në Ballkanin Perëndimor se ndajmë të njëjtin kontinent, të njëjtën histori dhe kulturë, dhe po ashtu do të ndajmë të njëjtin fat. Dera jonë mbetet e hapur." Në prezantimin e programit 5-vjeçar, von der Leyen shtoi se ambicien e saj do e çojnë përpara komisionerët e rinj për diplomacinë dhe për fqinjësinë e zgjerimin e BE-së. Përveç temës së anëtarësimeve, Fon Der Lejen ndau edhe vizionin për Europën në të ardhmen, me fokus kryesor klimën, emigracionin, punët e jashtme, tregtinë, ekonominë dhe inovacionin. Von Der Leyen dhe 26 komisionerët vartës të saj të ndarë sipas tematikave do e kryesojnë presidencën europiane nga 1 dhjetori.

 

Tags