Trojka evropiane kërcënon Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92848-trojka_evropiane_kërcënon_iranin
Trojka evropiane e përbërë nga Gjermania, Franca dhe Britania, me një deklaratë arrogante kanë kërcënuar Iranin me përdorimin e mekanizmit moshe.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 01, 2019 06:06 Europe/Tirane
  • Trojka evropiane kërcënon Iranin

Trojka evropiane e përbërë nga Gjermania, Franca dhe Britania, me një deklaratë arrogante kanë kërcënuar Iranin me përdorimin e mekanizmit moshe.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, trojka evropiane pasi ka mirëpritur futjen e vendeve si Belgjika, Danimarka, Suedia, Finlanda, Norvegjia dhe Holanda në kanalin monetar të pavënë në funksion “ Instex”, deklaruan se janë të gatshëm të përdorin mekanizmin moshe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Evropa ka kërcënuar Iranin me përdorimin e mekanizmit moshe dhe rikthimin e sanksioneve kundër Iranit në kohën kur ajo nuk ka zbatuar asnjë prej zotimeve të saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Mekanizmi moshe është një paragraf i marrëveshjes bërthamore që bën të mundur rikthimin e sanksioneve të OKB kundër Iranit. Donald Trump president i Amerikës më 8 Maj 2018 tërhoqi në formë të njëanshme Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore që është një marrëveshje ndërkombëtare dhe vendosi rikthimin e sanksioneve bërthamore kundër Iranit. Ky veprim i Donald Trump është dënuar si nga faktori vendas ashtu edhe ai ndërkombëtar.  Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimit konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Irani më 8 maj 2019, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje.