Bernie Sanders paralajmëron për praninë e miliarderit amerikan në zgjedhjet presidenciale
Një prej senatorëve të pavarur të Amerikës ka paralajmëruar në lidhje me pjesëmarrjen e miliarderit të njohur amerikan në fushatën elektorale si kandidat për zgjedhjet presidenciale 2020 të Amerikës.
Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Bernie Sanders, një prej kandidatëve të mundshëm të Partisë Demokrate në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 të Amerikës, ditën e shtunë me anë të një mesazhi të shkurt në Twitter, edhe një herë ka kritikuar praninë e Michaell Bloomberg, kapitalistit amerikan në fushatën elektorale brenda partiake të demokratëve për të caktuar kandidatin final në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 të Amerikës dhe ka thënë: "Miliarderëve nuk duhet t'u jepet mundësia të blejnë zgjedhjet me para".