Josef Borrrel: Marrëveshja bërthamore duhet të qëndrojë e gjallë
Shefi i ri i politikës së jashtëm të BE deklaroi se do të bëjë të gjitha përpjekjet për të mbajtur gjallë marrëveshjen bërthamore.
Josep Borrell, në një intervistë për gazetën El Pais të Spanjës deklaroi se Evropa është shumë e interesuar për vazhdimin dhe mbajtjen gjallë të marrëveshjes bërthamore. Josef Borrell ish ministër i jashtëm i Spanjës, nga dje më 1 dhjetor ka marrë zyrtarisht detyrën e shefit të diplomacisë evropiane. Borrell është emëruar shefi i diplomacisë dhe çështjeve të sigurisë së Evropës në kohën kur ky post prej vitit 2014 e deri tani është mbajtur nga Federika Mogherini ish ministre e jashtme e Italisë. Mogherini në një mesazh të saj në Twitter ka shkruar se ka përfunduar mandati i saj 5 vjeçar në krye të diplomacisë evropiane. Ajo shtoi se përgjegjësinë për këtë detyrë dhe zyrën e saj ia ka dorëzuar Josef Borrell. Jean-Claude Juncker dhe Donald Tusk gjithashtu me përfundimin e mandatit të tyre, vendin ua kanë lënë krerëve të rinj të BE. Charl Mishel është kreu i ri i Këshillit të Evropës ndërsa Ursula van der Leyene ish ministre e mbrojtjes e Gjermanisë do të jetë kryetarja e re e komisionit të Evropës.