Qëndrimi i Rusisë lidhur me programin raketor të Iranit
Zv/ministri i jashtëm i Rusisë edhe një herë është shprehur mbi programin raketor të Iranit dhe mbi marrëveshjen bërthamore.
Sergei Riabkov, zv/ministër i jashtëm i Rusisë në qëndrimin e tij lidhur me marrëveshjen bërthamore dhe programin raketor të Iranit ka thënë se Evropa, Rusia dhe Kina duhet të zbatojnë marrëveshjen bërthamore me Iranin përkundër qëndrimeve të Uashingtonit. Sa i përket programit raketor të Iranit, Riabkov tha se zgjerimi i këtij programi është në përputhje me nevojat për mbrojtje të këtij vendi dhe Irani programin e tij raketor e zhvillon sipas nevojave të veta për mbrojtje. Përpjekja e Uashingtonit për të imponuar kërkesat e tij nëpërmjet sanksioneve është shkelje e drejtpërdrejtë e sovranitetit të një vendi. Ndër të tjera Riabkov deklaroi se manovra ushtarake e Iranit, Rusisë dhe Kinës në oqeanin Indian nuk është kërcënim ndaj askujt dhe nuk është aspak tregim force.