Kryeministri i Finlandës jep dorëheqje
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92907-kryeministri_i_finlandës_jep_dorëheqje
Kryeministri finlandez, Antti Rinne dha sot dorëheqjen pasi humbi besimin e një partneri të koalicionit, i cili do të shprehet në ditët e ardhshme nëse dëshiron ta shpëtojë apo ta prishë, rast ky kur mund të zhvillohen zgjedhje të parakohshme.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Dhjetor 03, 2019 11:14 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Finlandës jep dorëheqje

Kryeministri finlandez, Antti Rinne dha sot dorëheqjen pasi humbi besimin e një partneri të koalicionit, i cili do të shprehet në ditët e ardhshme nëse dëshiron ta shpëtojë apo ta prishë, rast ky kur mund të zhvillohen zgjedhje të parakohshme.

Në krye të një koalicioni të qendrës së majtë, i përbërë nga pesë parti, social-demokrati (SDP) Antti Rinne i paraqiti dorëheqjen presidentit, Sauli Niinisto.

SDP-ja duhet të zgjedhë një kandidat për ta pasuar dhe për të formuar një qeveri të re.

Sanna Marin, zëvendëspresidente dhe ministre e Transportit, ka bërë të ditur se ishte e gatshme.

Për politologen, Sini Korpinen, asnjë formacion i koalicionit nuk ka interes që ai të prishet, veçanërisht formacioni i Qendrës, që nuk kërkon zgjedhje të reja legjislative, sepse rrezikon të dalë më keq se në zgjedhjet e fundit.