Shinzo Abe: Japoni vazhdon t'a mbështesë marrëveshjen bërthamore
Shinzo Abe, kryeministri i Japonisë, në takim me Sejed Abas Erakçi, zv/ministrin e punëve të jashtme të Iranit dhe të dërguarin special të presidentit të Republikës Islamike të Iranit, theksoi se Japonia vazhdon ta mbështesë marrëveshjen bërthamore dhe për zgjidhjen e këtij traktati ndërkombëtare do të vazhdojë rolin e vetë diplomatik.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe të dërguari special i presidentit të Republikës Islamike të Iranit, sot pasdite në Tokio, është takuar me Shinzo Abe, kryeministrin e Japonisë, të cilit i ka dorëzuar mesazhin e z. Hasan Ruhani, presidentit të Republikës Islamike të Iranit.
Kryeministri i Japonisë në këtë takim duke falënderuar për mesazhin e z. Hasan Ruhani, ka mirëpritur konsultimet politike mes të dy vendeve.
Erakçi gjithashtu në këtë takim duke kumtuar mesazhin e z. Hasan Ruhani, ka paraqitur qëndrimet e Republikës Islamike të Iranit në marrëveshjen bërthamore dhe deklaroi se në rast të heqjes së sanksioneve, Irani është i gatshëm të kthehet në kthimin e plotë të marrëveshjes bërthamore.