Trumpit nuk i vjen aspak mirë mbi propozimin e Makron
Presidentit amerikan është mërzitur shumë nga propozimi i presidentit francez për uljen e sanksioneve kundër Iranit.
Donald Trump është mërzitur shumë për shkak se presidenti Emmanuel Makron ka propozuar uljen e sanksioneve kundër Iranit. Uashingtoni pas daljes nga marrëveshja bërthamore në kuadër të politikës së presionit maksimal ka vendosur sanksione të ashpra kundër Iranit. Në anën tjetër Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE u shprehën pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore me anë të krijimit të sistemit INSTEX. Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimit konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Irani më 8 maj 2019, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Deri tani Irani ka zbatuar 4 faza të uljes së zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.