Protesta anti-Trump në Londër
Më shumë se 100 mijë persona kanë mbushur rrugët e Londrës për të protestuar kundër Presidentit amerikan, Donald Trump.
Donald Trump po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar për një vizitë, madje u takua edhe me disa nga krerët e Anglisë. Protestuesit po marshojnë me moton “Trump nuk është i mirëpritur në Britani”, pastaj edhe po i përmenden disa nga gabimet që ai ka bërë. “Racisti numër një në botë” dhe “Psikopati amerikan” janë dy nga parullat tjera të cilat po thuhen nga marshuesit. Ndryshe, edhe në vitin 2018 ishin organizuar protesta kundër presidentit amerikan në Londër nga rrjeti i grave, kundër deklaratave ofenduese të Trump ndaj tyre. Mijëra britanikë kanë marshuar në Londër me pankarta kundër Trump dhe tullumbace të mëdha të cilat portretizojnë presidentin amerikan si një fëmijë. Protestat pritet të shoqërojnë vizitën e Trump edhe gjatë ditës së sotme. Trump gjendet në Britani për pjesëmarrjen e tij në samitin e NATO-s dhe pak pas skandalit Ukrainegate.