Kongresi miraton ligjin kundër Kinës
Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar një ligj që sanksionon autoritete e Kinës për të cilët akuzohen për shkeljen e të drejtave të njeriut sidomos ndaj ujgurëve.
Ligji i ri kundër Kinës është miratuar nga 407 përfaqësues në Dhomën e Përfaqësuesve kundrejt 1 vote kundër. Ligji në fjalë është versioni i përditësuar i një ligji të mëparshëm të miratuar nga senati për këtë çështje. Më herët presidenti amerikan ka miratuar dy projektligje të Kongresit në mbështetje të protestuesve në Hong Kong. Menjëherë pas miratimit të këtij ligji Pekini ka kërcënuar Uashingtonin për masa reciproke. Më herët Kina kishte deklaruar se të gjithë personat që mbajnë pasaporta diplomatike amerikane mund të pengohen nga futja në provincën Xinjang. Provinca autonome Xinjang në veriperëndim të Kinës është qendra ku jeton pjesa më e madhe e ujgurëve.