Një grusht shteti i ri në Turqi?
(last modified Wed, 04 Dec 2019 19:20:00 GMT )
Dhjetor 04, 2019 20:20 Europe/Tirane
  • Një grusht shteti i ri në Turqi?

Devlet Bahçeli, një politikan i famshëm turk, akademik i Universitetit Gazi, deputet i Partisë Lëvizja Kombëtare dhe ish-Zëvendëskryeministri turk (1999-2002), komentoi blerjen e sistemeve antiraketore ruse S-400 nga Ankaraja dhe testimet e tyre të fundit në një bazë ushtarake afër kryeqytetit turk.

Personalisht, Devlet Bahçeli i kupton kundërshtimet e SHBA-së për blerjen e S-400. Eksperti shprehet se Shtetet e Bashkuara kishin për qëllim t'a nënshtronin plotësisht Turqinë, për të fituar kontrollin e plotë mbi këtë vend. "Për ne, S-400 janë një aspekt i sigurisë kombëtare. Nëse Shtetet e Bashkuara janë vërtet të vetëdijshëm për problemet tona dhe marrin parasysh interesat tona, ata përkundrazi duhet të mbështesin blerjen e sistemeve të fuqishme kundërajrore. Por ata vazhdojnë kritikat e tyre dhe e kanë humbur plotësisht sensin e masës duke na thënë se Turqia duhet të heqë dorë nga dislokimi i këtyre sistemeve". Sipas politikanit turk, në këto kushte Shtetet e Bashkuara do të bëjnë gjithçka për të marrë rezultatin që dëshirojnë duke lënë  të kuptohet se Uashingtoni mund të përpiqet përsëri të rrëzojë qeverinë turke. Sipas Devlet Bahçeli, Shtetet e Bashkuara mund t'i rikthehen përsëri "kolonës së pestë" në Turqi për shkak të qëndrimeve të Ankarasë, veçanërisht pas blerjes së S-400.

 

Tags