Mitëmarrja e Trump në NATO
(last modified Thu, 05 Dec 2019 09:06:30 GMT )
Dhjetor 05, 2019 10:06 Europe/Tirane
  • Mitëmarrja e Trump në NATO

Donald Trump shumë herë ka kritikuar NATO-n, si për nga mënyra e angazhimit të anëtarëve në plotësimin e buxhetit të kësaj aleance ashtu edhe për mënyrën e shpenzimeve ushtarake.

Organizimi i takimit të krerëve të NATO-s më 3 dhe 4 nëntor në Londër, ishte një rast i volitshëm që Trump të parashtronte kërkesat e tij dhe të ushtronte presione mbi anëtarët evropianë të NATO-s që ata të pranojnë kërkesat e presidentit amerikan. Ditën e martë Trump duke iu drejtuar vendeve të tjera anëtare të NATO-s ata i ka quajtur shkelës për shkak se nuk kanë plotësuar pjesën e tyre të shpenzimeve të aleancës. Ai gjithashtu kritikoi qëndrimin e presidentit francez Emannuel Makron i cili NATO-n e quajtur një organizatë me tru të vdekur. Presidenti amerikan në këtë takim ka kërcënuar krerët e NATO-s se ndaj tyre dot ë vendosë kufizime tregtare dhe ka thënë se nuk është e drejtë që në kuadër të NATO-s të keqpërdoret tregtia. Për shkak të kërcënimeve dhe kritikave të presidentit amerikan ndaj anëtarëve evropianë të natës për atë që ai e quajti mos garantimin e shpenzimeve ushtarake të aleancës dhe për shkak të mos shpenzimit siç duhet në fushën e mbrojtjes, krerët e NATO-s kanë rënë dakord të shpenzojnë 400 miliard dollarë në 5 vitet e ardhshme d.m.th. deri në vitin 2024. Trump me deklaratën e tij më shumë i është drejtuar Gjermanisë si një prej anëtarëve kyç të aleancës dhe një prej vendeve me ekonominë më të madhe në Evropë. Përveç kësaj është rënë dakord që disa vende të shtojnë angazhimin e tyre në misionet ushtarake të NATO-s. Një prej vendeve që do të shtojë angazhimin e vet është Britania e cila do të japë 2 anije luftarake, 6 avionë dhe disa mijëra ushtarë në shërbim të NATO-s. Edhe pse kërkesat e presidentit Amerikan janë pranuar nga krerët e vendeve anëtare të NATO-s por megjithatë mes tyre ekziston mosmarrëveshje e qartë. Pas asaj që Makron pa i kushtuar vëmendje dritës jeshile të Trump për Ankaranë dhe pas sulmit të Turqisë në veri të Sirisë, ai organizatën NAO e quajti një organizatë me trup të vdekur, presidenti amerikan kritikoi ashpër qëndrimin e presidentit Emanuel Makron. Deklarata e Makron për NATO-n është shumë e padrejtë. Askush tjetër më shumë se Franca nuk kanë nevojë për NATO-n tha në fjalën e tij presidenti amerikan. Me gjithë kritikat e presidentit amerikan, Emanuel Makron nuk iu kthye fjalëve dhe qëndrimeve të tij dhe gjendjen në NATO e cilësoi të keqe. Mesa duket duke qenë se Amerika mbizotëron në NATO, vendet e tjera anëtare janë të detyruar të ndjekin Uashingtonin dhe atë që ai kërkon. Me fjalë të tjera NATO është kthyer në një mjet që Amerika e përdor për të realizuar kërkesat dhe interesat e saj kundrejt vendeve të tjera.

 


 

Tags