Nancy Pelosi urdhëron hartimin e akuzave kundër Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92982-nancy_pelosi_urdhëron_hartimin_e_akuzave_kundër_trump
Kryetarja e Dhomave të Kongresit, Nancy Pelosi njoftoi se ligjvënësit do të ngrenë pika për aktakuzën kundër Presidentit Donald Trump. Veprimet e presidentit e kanë shkelur rëndë kushtetutën, tha ajo.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 06, 2019 11:50 Europe/Tirane
  • Nancy Pelosi urdhëron hartimin e akuzave kundër Trump

Kryetarja e Dhomave të Kongresit, Nancy Pelosi njoftoi se ligjvënësit do të ngrenë pika për aktakuzën kundër Presidentit Donald Trump. Veprimet e presidentit e kanë shkelur rëndë kushtetutën, tha ajo.

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA ka nisur fazën tjetër në rrugën për procedurën e nxjerrjes në gjyq të  Presidentit Donald Trump. Kryetarja e Dhomave të Kongresit, Nancy Pelosi, njoftoi në Uashington se tani duhet të formulohen elementët e aktakuzës kundër Trumpit. Ky është parakushti për të votuar në seancën plenare të Dhomës së Përfaqësuesve për një shkarkim të mundshëm të Presidentit. Në këtë Dhomë demokratët në opozitë kanë shumicën.

"Veprimet e Trumpit e kanë shkelur seriozisht kushtetutën", ai ka kryer shpërdorime, ka minuar sigurinë kombëtare dhe ka rrezikuar integritetin e zgjedhjeve në SHBA, tha Pelosi në një deklaratë televizive. "Këtu është në pyetje demokracia jonë," tha Pelosi. "Presidenti nuk na lë zgjidhje tjetër" shtoi demokratja.

"Ai po përpiqet sërish t'i korruptojë zgjedhjet në dobi të tij. Presidenti ka shpërdoruar pushtetin dhe  ka minuar sigurinë tonë kombëtare, duke vënë në rrezik integritetin e zgjedhjeve tona".

Deklarata vjen një ditë pasi tre ekspertë juridikë u thanë ligjvënësve amerikanë se ata besojnë se Trumpi ka kryer vepra për të cilat kushtetuta parasheh shkarkimin e tij, ndërsa një tjetër argumentoi kundër fajësimit.

Pelosi, përfaqësuesja kryesore demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se e kishte marrë vendimin "me keqardhje, por me besim, përulje dhe besnikëri ndaj themeluesve tanë dhe me  zemrat plotë dashuri për Amerikën".

Hartimi i akuzës (angl: Impeachment) është procesi me të cilin një organ legjislativ zyrtarizon akuzat ndaj një zyrtari qeveritar. Demokratët tani planifikojnë që deri në Krishtlindje ta kenë hedhur këtë në votë.