Florida kërkon dëmshpërblim nga Arabia Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93028-florida_kërkon_dëmshpërblim_nga_arabia_saudite
Guvernatori i shtetit Florida ka kërkuar nga Arabia Saudite të paguajë dëmshpërblimin për familjarët e viktimave të sulmit terrorist në një prej bazave ushtarake të këtij shteti.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 08, 2019 05:26 Europe/Tirane
  • Florida kërkon dëmshpërblim nga Arabia Saudite

Guvernatori i shtetit Florida ka kërkuar nga Arabia Saudite të paguajë dëmshpërblimin për familjarët e viktimave të sulmit terrorist në një prej bazave ushtarake të këtij shteti.

Ron De Santis ka thënë: Arabia Saudite duhet të paguajë dëmshpërblimin për Amerikën dhe viktimat e të shtënave me armë zjarri në bazën ushtarake të këtij shteti. Shtetasi i Arabisë saudite, Muhamed Said al-Shmarani i cili kishte shkruar për të kaluar një kurs trajnimi për pilot në bazën ushtarake të Floridas ka përdorur armë zjarri duke lënë të vrarë 3 persona. Ngjarja ka ndodhur në një nga ndërtesat e bazës detare amerikane në Pensacola, Florida. Të paktën tre persona mbetën të vdekur nga sulmi me armë. Ndërsa është konfirmuar se 7 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ky është sulmi i dytë që ka ndodhur në një bazë detare amerikane këtë javë. Një marinar amerikan qëlloi për vdekje dy punëtorë në bazën ushtarake Pearl Harbor në Hawaii. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes (me orën lokale). Dy oficerë u plagosën gjatë shkëmbimit të zjarrit me personin e armatosur. Por raportohet se gjendja e tyre është e mirë. "Është si të ecësh nëpër një skenë krimi,”-tha Sherifi i Qarkut Escambia, David Morgan.