Çanta sekrete e Putinit që mund të shkaktojë apokalipsin bërthamor
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93049-Çanta_sekrete_e_putinit_që_mund_të_shkaktojë_apokalipsin_bërthamor
Televizioni shtetëror rus për herë të parë tregoi një imazh të çantës së presidentit Putin, që përmban një buton, i cili mund të përdoret në rast të Luftës së Tretë Botërore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 08, 2019 16:45 Europe/Tirane
  • Çanta sekrete e Putinit që mund të shkaktojë apokalipsin bërthamor

Televizioni shtetëror rus për herë të parë tregoi një imazh të çantës së presidentit Putin, që përmban një buton, i cili mund të përdoret në rast të Luftës së Tretë Botërore.

E njohur si “çanta e zezë” apo “Cheget’, konfirmohet se ajo është një çantë në të cilën gjendet kontrolli i sistemit dhe armëve nukelare në Rusi. Sipas gazetës Mirror, imazhi, i transmetuar për herë të parë nga televizioni shtetëror rus Zvezda, është një çantë bërthamore që përmban një kod të personalizuar ose një kartë flash, dhe që është nën vëzhgim 24 orë në ditë. Thuhet se përmes kësaj çante ruhet komunikimi ndërmjet presidentit të Rusisë, dhe selisë në të cilën gjendet armët bërthamore, në rast se vjen puna që ato të vihen në funksion. Në atë çantë gjendet një sistem audio-viziv i cili mundëson komunikimin ndërmjet Putinit dhe selisë në të cilën gjenden armët bërthamore në Rusi. Në total, ekzistojnë tre çanta të tilla me madhësinë e një laptopi që lejojnë Putinin dhe dy zyrtarë të lartë rusë të fillojnë një sulm bërthamor. Çanta bërthamore e Putinit mund të krahasohet me atë të presidentit amerikan Donald Trump, por çanta e Trump nuk ka buton lëshues dhe ka vetëm kodet sekrete të përdorimit të armëve bërthamore.